Kalo te përmbajtja

Veçoritë

Gjithçka që i duhet një zyre për të parë dhe për të reaguar

Paneli, alarmet dhe njoftimet janë në shqip dhe anglisht.

Nga ngjarja te reagimi, në një panel

Kërkimi dhe panelet

  • Gjuha e kërkimit RQL

    Kërkoni në ngjarje, në alarme dhe te Auditimi me filtra dhe komanda.

  • Alarme të planifikuara

    Ruani një kërkim dhe merrni alarm kur rezultatet plotësojnë kushtin.

  • Panele me grafikë

    Katër panele të gatshme, që mund t’i ndryshoni dhe t’i ndani.

Laptopët

  • Agjenti për macOS, Windows dhe Linux

    Dërgon ngjarjet e sigurisë dhe gjendjen e sigurisë së çdo laptopi.

  • Vlerësimi i konfigurimit

    26 kontrolle, si FileVault, BitLocker dhe firewall-i, me rezultat nga 0 deri në 100.

  • Higjiena IT

    Inventari i çdo laptopi: sistemi, pajisja dhe portat e hapura.

  • Komanda nga paneli

    Kontrolloni konfigurimin, rifreskoni inventarin ose rinisni agjentin.

Zbulimi

  • 111 rregulla të lidhura me MITRE ATT&CK

    Rregulla që mbulojnë 71 teknika; i aktivizoni ose i çaktivizoni nga paneli.

  • Rregullat tuaja

    Shkruajini në YAML dhe provojini me ngjarjet e ruajtura.

  • Treguesit e kërcënimeve

    Shtoni listat tuaja të treguesve dhe merrni alarm për çdo përputhje.

  • Izolim nga ransomware

    Laptopi shkëputet nga rrjeti kur zbulohet ransomware.

Reagimi

  • Rishikimi i incidenteve

    Çdo alarm ka urgjencën, përgjegjësin dhe statusin e vet.

  • Njoftime aty ku punoni

    Slack, Teams, Discord, Telegram, email ose webhook.

  • Raporte për menaxhmentin

    Raporte PDF për drejtuesit e kompanisë.

Si funksionon

Tri pjesë: agjentët, pajisjet e rrjetit dhe paneli

Agjentët dhe pajisjet e rrjetit dërgojnë ngjarjet te kopja juaj e Wardline-it përmes një tuneli të enkriptuar.

  1. Zyra juaj

    Laptopët me agjent, router-i, firewall-i dhe NAS-i. Agjenti punon në macOS, Windows dhe Linux, me një komandë instalimi për çdo laptop.

  2. Tuneli WireGuard

    Router-i hap një tunel WireGuard drejt kopjes suaj. Ju japim konfigurimin për MikroTik ose një skedar WireGuard.

  3. Wardline-i juaj

    Në një server në distancë. Pajisjet e rrjetit dërgojnë log-et me syslog, p.sh. OPNsense, MikroTik, Pi-hole dhe Synology.

  4. Paneli në shfletues

    Hapet me HTTPS në nëndomenin tuaj, me verifikim me dy hapa, dhe njoftimet vijnë menjëherë në Slack, Teams ose Discord.

Çfarë ju duhet

  • Router

    Me WireGuard, ose MikroTik me RouterOS 7.

  • Laptopë

    Me macOS, Windows ose Linux.

  • Politikë BYOD

    E nënshkruar nga punonjësit, kur laptopët janë personalë.

Siguro sistemin

Regjistrimi hapet së shpejti

Na shkruani dhe ju tregojmë si lidhet zyra juaj me Wardline-in.