Kalo te përmbajtja

Qendër sigurie e hostuar për zyrat

Shihni çfarë ndodh në laptopët dhe në rrjetin e zyrës suaj

Wardline mbledh ngjarjet e sigurisë nga laptopët dhe pajisjet e rrjetit dhe i krahason me rregulla të lidhura me MITRE ATT&CK.

Rregulla të gatshme
111
Teknika MITRE ATT&CK
71
Kontrolle konfigurimi
26
Gjuhë
2
  • Slack
  • Microsoft Teams
  • Discord
  • Telegram
  • Email
  • Webhook
  • macOS
  • Windows
  • Linux
  • OPNsense
  • MikroTik
  • Pi-hole
  • Synology

Paneli

Gjithë zyra juaj, në një pamje

Alarmet, laptopët, kërkimi dhe raportet, në nëndomenin tuaj. Në shqip ose në anglisht, siç e zgjedh secili përdorues.

Paneli kryesor i Wardline-it me grafikë, alarme dhe laptopë, me të dhëna demonstruese

Si funksionon

Nga zyra te reagimi, pa humbur asnjë hap

  1. Zyra

    Laptopët dhe router-i dërgojnë ngjarjet e sigurisë, vetëm kur janë në zyrë.

  2. Tuneli

    Ngjarjet udhëtojnë përmes një tuneli WireGuard të enkriptuar drejt kopjes suaj.

  3. Vëzhgimi

    111 rregulla krahasojnë çdo ngjarje me teknikat e MITRE ATT&CK.

  4. Reagimi

    Një alarm hapet në panel; me një klikim e izoloni laptopin nga rrjeti.

Siguria

Siguri e nivelit profesional, e përshtatur për zyrën tuaj

  • Vetëm kur laptopi është në zyrë

    Laptopët monitorohen vetëm ndërsa janë në zyrë dhe vetëm për ngjarje sigurie.

  • Rregulla të gatshme për sulmet e njohura

    111 rregulla që mbulojnë 71 teknika të MITRE ATT&CK, si dhe rregullat tuaja, që i provoni me ngjarjet e ruajtura para se t’i aktivizoni.

  • Reagoni nga paneli

    Izoloni një laptop nga rrjeti, ndalni një proces ose vendosni një skedar në karantinë. Çdo veprim kërkon sërish fjalëkalimin dhe regjistrohet te Auditimi.

  • Një Wardline vetëm për ju

    Databaza, çelësi i nënshkrimit dhe paneli juaj, në nëndomenin tuaj, të ndara nga kompanitë e tjera.

Mbron zyrën tuaj, por edhe veten

  • Verifikimi me dy hapa

    I detyrueshëm për çdo përdorues të panelit, që në hyrjen e parë.

  • Përditësime të agjentit

    Të nënshkruara me një çelës të veçantë për kompaninë tuaj.

  • Serverë në distancë

    Pa server në zyrën tuaj; një kopje e veçantë për çdo kompani.

  • Auditimi

    Çdo hyrje e ekipit tonë në panelin tuaj regjistrohet te Auditimi, që e shihni edhe ju.

Lexoni më shumë për sigurinë

Siguro sistemin

Regjistrimi hapet së shpejti

Na shkruani dhe ju tregojmë si lidhet zyra juaj me Wardline-in.